×
  • Sport
  • Sport

    Insigne shpërthen në lot pasi Roma ia shuan shpresat për titull Napolit

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 21:40

    Kapiteni i Napolit , Lorenzo Insigne, është parë shumë i shqetësuar pasi barazimit 1-1 me Romën e cila  shkatërroi shpresat e tyre për Scudetto, duke përshëndetur tifozët vendas me lot, përcjell Reporteri.net. 

    Penalltia e tij u kishte dhënë atyre epërsinë vetëm 11 minuta në stadiumin e mbushur plot në Diego Armando Maradona.

    Megjithatë, vendimet e trajnerit Luciano Spalletti do të vihen nën kritika, pasi ai vendosi të zëvendësojë të gjithë lojtarët e tij sulmues për të mbrojtur epërsinë me një gol, raporton Calciomercato.

    E, zëvendësimet i funksionuan Jose Mourinhos, pasi Stephan El Shaarawy shënoi golin e barazimit në minutën e 91 – të, ku mesfushori italian kishte ardhur nga stoli.

    Pas një humbjeje të rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës , kjo ishte një goditje shkatërruese dhe Insigne shpërtheu në lot.

    Anësori italian ishte lojtari i fundit që u largua kur Napoli përshëndeti mbështetësit e tyre, duke e ditur mirë se ky është sezoni i fundit me Napolin, sezon ky të cilin shpresonte për titull të Serie A-së.

    Insigne tashmë ka nënshkruar me klubin MLS Toronto FC nga 1 korriku, kur ai do të jetë agjent i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!