×
  • Sport
  • Sport

    Championsi dhe titulli i kampionit në Itali, Flet Amir Rrahmani

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 10:08

    Amir Rrahmani thotë se prioritet i Napolit në xhirot e fundit të sezonit në Serie A është që ta sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

    Futbollisti kosovar ndërkohë e pranon se napolitanët kanë mbetur prapa në luftën për titull të kampionit në Itali, shkruan “Gazeta Express”.

    Përfaqësuesi kosovar foli pas barazimit të mbrëmshëm të Napolit me Romën me rezultat 1:1 në kampionatin italian.

    “Nuk kemi arritur ta mbanim topin dhe të shkonim në 2:0 kur Roma nisi të bënte presion në pjesën e dytë. Ne duhet të mendojmë për objektivin tonë primar, i cili është Championsi, i cili është afër të arrihet. Vendi i parë ishte një ëndërr për ne, por tash është bërë më i vështirë. Sidoqoftë, janë edhe pesë ndeshje dhe duhet të provojmë t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi Rrahmani në “mix zone”.

    Ai foli edhe për golin e barazimit, të cilin e shënoi Roma.

    “Një aksion i shpejtë ku ishin shumë lojtarë të Romës në sulm. Njëri prej tyre mbeti i lirë në një zonë të fushës dhe arriti ta mbyllte aksionin duke shënuar”, përfundoi Rrahmani, i cili është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit këtë sezon.

    Aktualisht, Napoli gjendet në vendin e tretë në tabelë me 67 pikë, 4 më pak se lideri, Milan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!