Ish – sulmuesi i Milanit , Pato është ‘i lumtur në Orlando’, por pranon se Paolo Maldini e di se ai është ‘gati’ të kthehet në San Siro, përcjell Reporteri.net.
Sulmuesi brazilian ka kontratë me Orlando City deri në dhjetor 2022, por ëndërron një rikthim në ish – klubin e tij.
Pato iu bashkua Milanit në janar 2008, duke shënuar 63 gola në 150 paraqitje.
Pavarësisht një fillimi të fortë dhe premtues, periudha e tij te Milani shkoi drejt greminës gjatë viteve kur braziliani u largua nga kuqezinjtë në 2013, duke iu bashkuar Corinthians.
“Unë do t’u kërkoja prindërve të mi të qëndrojnë me mua në Milano”, tha sulmuesi brazilian për La Gazzetta dello Sport.
“Klubi më dha gjithçka mundi, e dua Milanin, por isha i vetëm në momente të vështira. Isha shumë i vogël kur mbërrita. Prindërit e mi kaluan ca kohë me mua, por më pas u kthyen në Brazil. Po të ishin me mua, do të kisha marrë më shumë mbështetje.”
“Ndihem mirë në Orlando dhe kam një kontratë këtu, por Maldini e di që unë jam gati të kthehem”, tha Pato.
“Unë jam më i pjekur, kam një qëndrim tjetër ndaj futbollit dhe mund të jem më i dobishëm për lojtarët e rinj.
“Më mungon Italia dhe italianët. I them gjithmonë gruas sime: ‘Një ditë do të të sjell në Itali dhe do të kuptosh se për çfarë po flas.’
“Për mua, Milano ishte një qytet themelor. Kam mësuar shumë gjëra dhe më mungon gjithçka për Milanin. Do të doja të kthehesha në klub. Në fund të fundit, ka shumë lojtarë të një moshe të caktuar në Serie A”.
Kuqezinjtë përballen sonte me Interin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Çfarë loje pret ai?
“Është e vështirë dhe Milani nuk mund të bëjë gabime”, tha ai.
“Ata mund të fitojnë titullin dhe mposhtja e rivalëve të tyre në Coppa Italia do t’u jepte atyre motivim shtesë.
“Olivier Giroud është i fortë, Rafael Leao duhet të bëjë lëvizjet e duhura. Loja do të jetë e hapur, është gjithmonë kështu kundër Interit.
“Kam luajtur në një ekip plot kampionë. Kjo skuadër e Milanit po përmirësohet dhe ka një të ardhme të ndritur sepse drejtorët po e ndërtojnë mirë ekipin.”
Milani është kryeson në tabelën e Seria A-së me dy pikë epërsi ndaj Interit, por lojtarët e Simone Inzaghit kanë një lojë më pak.
Pato fitoi një titull në Serie A dhe një Superkupë të Italisë gjatë kohës së tij në Milan. Ai ka 10 gola në 27 paraqitje me kombëtaren braziliane.
Pato: "Quanto mi piace il Milan dei giovani. Tifo per Leao, ma segna Giroud" #InterMilan #CoppaItalia https://t.co/NbpR3habIj
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 19, 2022