Kërkimet e deritanishme në liqenin Como në Zvicër ku është zhdukur futbollistja zvicerane me origjinë nga Kosova, deri tani kanë rezultuar të pasukseshme. Tani autoritetet zvicerane kanë angazhuar edhe robotë që do të lëshohen nën ujë për ta kërkuar trupin e 24 vjeçares.
Futbollistja, e cili është nën kontratë me Young Boys dhe ka shënuar 33 herë për Nati, u zhduk të shtunën gjatë një udhëtimi me varkë që po e bënte bashkë me një mike të saj.
Ajo ishte hedhur në ujë, ku thellësia ishte rreth 100 metra, dhe më nuk kishte dalë nga aty, raportojnë mediat zvicerane.
Shoqja e Ismailit, e cila në momentin e zhdukjes së saj ishte bashkë me të, tha se fillimisht mendoi se ajo po luante duke mos dalur nga uji për ta trembur atë. Por, më vonë kur e pa që më nuk po dilte, tha se filloi të bërtas duke e thirrur me emër. Megjithatë, ajo më nuk doli nga aty. /reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=txrJmunSS3w
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.