Në “11 Pyetjet e Reporterit” këtë javë është përgjigjur deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili.
Në përgjigjet e tij, ai ka treguar një moment që ka përjetuar gjatë luftës, si ish-pjesëtarë i UÇK-së.
Ismaili rrëfen se si, në Koshare, ishte gjuajtur me snajper në drejtim të tij.
Thotë se plumbi i snajperit i ka kaluar kah veshi, dhe deputeti ka menduar se është mizë.
Se çka po ndodhte në të vërtetë, Fisnik Ismaili, thotë ta ketë njoftuar një snajperisti gjerman që i ishte bashkuar UÇK-së, në betejën e Koshares.
Në “11 Pyetjet e Reporterit”, Deputeti Fisnik Ismaili ka treguar edhe për frikën e tij më të madhe, zhgënjimin, kujtimet që nuk i harron në jetë, momentet e turpshme të tij, dhe shumë përgjigje tjera.
Ndiqeni të plotë intervistën jokonvencionale të krijuesit të “New Bornit”, në “11 Pyetjet e Reporterit”.
“11 Pyetjet e Reporterit” është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net”, dhe çdo të hënë, prej orës 20:20, do t’u sjellë personazhe të ndryshme nga Politika, Sporti, Kultura, ShowBizzi, etj..
Së bashku rrëfejmë më mirë!