×
  • Lajme
  • Shqipëria

    OSBE del në konferencë, raporton përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 15:19

    Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit.


    Gjatë fjalës së saj, Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Glover u shpreh se janë duke vëzhduar të gjithë procesin par adhe pas zgjedhjeve si dhe do të jenë të paanshëm në trajtimin e qështjeve gjatë procesit zgjedhor.

    Njoftimi i saj i plotë:

    Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor sepse ajo çfarë ndodh një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Jemi këtu pa ndonjë axhendë të fshehur, jemi plotësisht të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin.

    Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit, opozita nuk u fut në zgjedhje ndërsa qeveria e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhjeje pa opozitën.

    Në këtë klimë të një ngërçi, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 bashki nga 61, kandidatët garuan pa kundërshtarë.

    Pati pretendime të besueshme nga qyetarët se ishin në presion nga të dyja palët

    Përplaset politike çuan në pasiguri politike

    Pozitive ishte që votimi u zhvillua i qetë dhe pa probleme

    Më në detaje:

    Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhin kryebashkiakët dhe u zhvilluan në mjedis të polarizuar politikisht

    Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë, me qëllim rrëzimin e kryeministrit dhe prej atëherë ka vazhduar me protesta, disa prej të cilave të dhunshme

    Presidenti bëri një deklaratë dhe nxori dekrete më qellim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, gjithsesi kryeministri i vendosur për të vazhduar

    Komisioni zgjedhor vazhdoi me përgatitjet

    Më 14 qershor kryetarët e bashkive u kërkuan KZAZ të lirimin ambientet e tyre, dhe prej atëherë disa prej tyre u shkatërruar, të tjerat u mbyllën.

    Më 21 qershor kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!