Blerja e mundshme e Milanit nga Investcorp do të shihte shumë yje evropianë të tërhequr nga kuqezinjtë, duke përfshirë Raheem Sterling, i cili, sipas La Gazzetta dello Sport, do t’i ofrohet gjigantëve të Serie A, përcjell Reporteri.net.
Reprezentuesi anglez thuhet se nuk është më në marrëdhënie të mira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe sipas gazetës rozë, agjentët e tij do t’ia ofrojnë atë kuqezinjve.
27-vjeçari ka qenë titullar i rregullt në Etihad Stadium këtë sezon me 14 gola dhe shtatë asistime në 40 paraqitje. Kontrata e tij skadon në qershor 2023.
Me Investcorp në bisedime për të blerë Milanin nga Elliott, La Gazzetta parashikon një buxhet transferimi në rajon prej 300 milion € për të forcuar ekipin në 2022-2023 nëse fondi i investimeve Bahrein përfundon marrëveshjen.
Gjigantët e Serisë A janë në bisedime të avancuara me Divock Origi dhe Sven Botman, por më shumë yje janë lidhur me një lëvizje në Stadio Meazza pas fillimit të bisedimeve ekskluzive midis Investcorp dhe Elliott, të cilat do të zgjasin dy javë.
Milani mbetet i interesuar për Marco Asensio të Real Madridit (ka pasur thashetheme edhe përpara interesimit të Investcorp për kuqezinjtë) si dhe Christopher Nkunku .
Çmimi i kërkuar i Real Madridit për Asension është 30 milionë euro, ndërsa RB Leipzig mund të jetë në kërkim të një oferte prej 60 milionë eurosh për anësorin francez.
#Calciomercato. Adesso il Milan fa gola. Sterling e Isco si candidano. Piace Asensio https://t.co/IZp8K3vfeN
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 19, 2022