×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku nostalgjik do ta shikojë derbin e Milanos, derisa vazhdon bisedimet me drejtuesit e Interit

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 15:14

    Sipas La Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Romelu Lukaku dhe drejtuesve të Interit vazhdojnë dhe ylli i Chelseat do të shikojë derbin e Milanos në TV me miqtë e tij, përcjell Reporteri.net.

    Reprezentuesi belg po kalon një kohë të vështirë në Stamford Bridge dhe po mendon të rikthehet në Inter në sezonin 2022-2023.

    GDS raporton se Interi do ta huazojnë vetëm me një opsion blerjeje, ndërkohë që sulmuesi duhet të pranojë uljen e pagës.

    La Gazzetta dello Sport këmbëngul se një rikthim në Stadio Meazza do të ishte opsioni i tij nr.1 nëse Chelsea pranon të ndahet me të gjatë verës.

    Megjithatë, do të ketë më shumë qartësi në lidhje me të ardhmen e sulmuesit pas ndryshimit të pronësisë nga Chelsea në javët në vijim.

    Siç thekson GDS drejtuesit e zikaltërve i kanë thënë Lukakut të ‘pret dhe të ketë durim’ ndërsa 28-vjeçari është nostalgjik për kohën e tij në Milano dhe do të shikojë Derbin e Kupës së Italisë Della Madonnina nga shtëpia e tij në Cobham me disa nga më të afërmit e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!