Sulmuesit portugez i është dhënë leje për të munguar për disa ndeshje pas një humbjeje familjare dhe nuk do të jetë i disponueshëm për udhëtimin në Anfield, përcjell Reporteri.net.
Ronaldo e bëri njoftimin pikëllues përmes llogarisë së tij në Instagram të hënën , nëpërmjet së cilit zbuloi edhe lindjen e një vajze me partneren e tij prej kohësh, Georgina Rodriguez.
Çifti priste binjakë, por kërkuan privatësi pas humbjes dhe United tani ka konfirmuar se Ronaldo do të marrë një periudhë pushimi të dhembshur.
Klubi ka lëshuar një deklaratë në faqen e tyre zyrtare teksa konfirmon lajmin, ku thuhet: “Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.
“Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield të martën në mbrëmje dhe ne nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi.
“Cristiano, ne të gjithë mendojmë për ty dhe po i dërgojmë forcë familjes”.
Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar het – trik në ndeshjen e fundit kundër Norwich, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij me rezultat përfundimtar 3-2.