×
  • Sport
  • Sport

    U zhduk në liqen në Zvicër, Kosova e gatshme të dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 16:19

    Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shprehur brengën për zhdukjen e sportistes shqiptare që luan në Zvicër, Floriana Ismaili.


    Haradinaj ka deklaruar se ambasadorit zviceran në Kosovë i ka shprehur gatishmërinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll, shkruan Reporteri.net.

    “I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!