×
  • Sport
  • Sport

    Besar Halimi tregon se ku do të vazhdojë karrierën

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 17:46

    Ky afat kalimtar për mesfushorin Besar Halimi mund të jetë mjaft i zënë.  Kjo pasi që anëtari i Brondbyt po mendon largimin nga Danimarka.


    Ai thotë se është gati për të bërë hapin e ardhshëm në karrierë.

    “Ka mundësi që muj me lëvizë. Ama njëherë për njëherë jam këtu te Brondby dhe kam kontratë. Kam oferta në Gjermani por mund të shkoj edhe në ndonjë kampionat tjetër, varët prej ekipit. Unë jam i gatshëm me lëvizë në ndonjë tjetër shtet jashtë Danimarkës” deklaroi Halimi për Indeksonline.

    24 vjeçari luan te Brondby që nga viti 2017. Më parë ai ka qenë futbollistë i skuadrave të njohura gjermane si Mainz dhe Stuttgart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!