Të afërmit e futbollistës Florijana Ismaili janë gjithnjë e më të dëshpëruar për zhdukjen e saj.
Kërkimi për Ismailin është në lëvizje të plotë. Zhytësit e shpëtimit janë duke e kërkuar trupin e saj çdo ditë.
Megjithëse shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon shkruan Blick, ndihmësit janë ende në kërkim të lartë në Liqenin e Comos për Florijana Ismailin, e cila është zhdukur që nga dita e shtune.
Ismaili së bashku me një shok kishte hyrë në liqen me një barkë me motor dhe nga ai moment 24 vjeçarja nuk u rishfaq. Që atëherë, çdo gjurmë e saj mungon, transmeton Indeksonline.
Në Como arriti ndërkohë edhe familja e të zhdukurës . Dëshpërimi i tyre është i madh pas gjithë orëve të pasigurisë.
“Ne ende nuk dimë asgjë. Ne jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana është në fund të liqenit, “tha vëllai i saj për Blick.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.