Federata e Futbollit së Kosovës ka bërë të ditur se ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall do të zhvillohet më 4 maj, përcjell Reporteri.net.
E, në luftë për këtë trofe do të jenë FC Prishtina dhe FC Liqeni.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:15 në Palestrën e Sportit në Prishtinë.
Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.
Prishtina fitoi në të dyja ndeshjet ndaj Pejës, 2:1 dhe 3:1, derisa Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2, shkruan FFK-ja.
Finalja e Kupës së Kosovës në futsall do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.