Sulmuesi shqiptar është duke shkëlqyer me skuadrën e Southamptonit, derisa është në pronësi të Chelsea, shkruan Reporteri.net.
Veç Brojës i cili është huazim tek skuadra e Southamptonit, Chelsa ka dërguar tek kjo skuadër edhe një lojtar të ri të talentuar.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Livramento i cili po bën paraqitje të mira në nivelin e lartë të futbollit anglez.
Livramento është pasuri për skuadrën ku luan Broja pasi sjell shumë topa të mirë në fazën ofanzive.
Në “Hampshire”, Livramento ka folur edhe për Aramando Brojën, me të cilin kishin luajtur tek akademia e Chelsea më herët, deri sa u shpreh se nuk është i befasuar për të.
“Unë e dija se çfarë ishte i aftë të bënte Armando Broja, nuk jam i befasuar.
Isha i lumtur kur iu dha shansi dhe diti si ta shfrytëzonte. Ka ende shumë për të ardhur prej Armando Brojës, këtë gjë e di mirë edhe vetë ai”, tha Livramento.
Për sulmuesin shqiptar janë interesuar edhe skuadra të mëdha siç janë, Arsenal, Barcelona, Milan dhe Juventus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.