×
  • Sport
  • Sport

    Jorginho kthehet në Serie A tek gjiganti italian

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 18:56

    Mesfushori i Chelsea, Jorginho pritet që të rikthehet në Serie A, por jo tek skuadra e Juventusit, përcjell Reporteri.net.

    Mediat në Itali raportojnë se ai pritet që të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere mirëpo Juventus është duke rrezikuar seriozisht mundësinë për të siguruar shërbimet e tij.

    Bardhezinjtë janë duke kërkuar një emër për të diversifikuar mesfushën dhe për Massimiliano Allegrin, Jorginho është emri ideal për një gjë të tillë.

    Nga ana tjetër Chelsea po kërkon që të revolucionarizojë mesfushën e saj, dhe braziliani i natyralizuar si italian nuk është më në planet e Bluve të Londrës.

    Mirëpo Juventusit në këtë garë i janë bashkangjitur dy emra të mëdhenj të futbollit italian, Milan dhe Lazio.

    90min raporton që Rossonerët janë shumë të interesuar për kartonin e tij pasi këtë verë duhet që të zëvëndësojnë Franck Kessie i cili do të largohet dhe do krijojë një boshllëk të madh në repartin e mesfushës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!