×
  • Sport
  • Sport

    Sonte përballja Fury – Whyte, këto janë statistikat e boksierëve

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 8:52

    Sonte, më fillim nga ora 23:00, në stadiumin Wembley , do të përballen Tyson Fury dhe Dillian Whyte për titullin WBC.

    Fury, që aktualisht është kampion i peshave të rënda, llogaritet më favorit për ta fituar meçin, por mund të ketë vend edhe për befasi.

    Whyte, përkundër që ngritjen në karrierë e ka më të vonë sesa britaniku, jep sinjale se lufta do të jetë e vështirë për “Gypsy Kingun”, që vije pas trilogjisë së famshme me Deontay Wilder.

    I fokusuar vetëm në luftë dhe i përgatitur për gjithçka – kështu mund të përkufizohet me pak fjalë 34-vjeçari që ka qenë shumë i heshtur nëpër mediet sociale në lidhje me meçin.

    Ai premtoi spektakël në ring dhe, për më tepër, një meç të dytë nëse fiton ndaj Furyt dhe nëse ky i fundit pranon.

    Se sfida do të jetë e ndezur e tregojnë edhe statistikat e të dy boksierëve të cilët qëndrojnë shumë mirë sa i përket bilancit të fitoreve.

    Tyson Fury është i pamposhtur në 32 ndeshjet e tij si boksier profesionist. Britaniku ka 31 fitore (22 prej të cilave me “knock-out”) dhe një barazim, në anën tjetër keq nuk qëndron as Whyte që në 30 ndeshje ka 28 fitore (19 me “knock out”) dhe dy humbje.

    94 mijë shikues në tribuna dhe shumë të tjerë përmes televizorëve e rrjeteve sociale do të jenë në ndjekje të këtij super takimi që pritet të dhurojë shumë spektakël.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!