Alma Hoxha është kryebashkiakja e re e Përmetit.
E vetme në garë Hoxha mori 4204 vota. E lindur në maj në 1972 ,në Këlcyrë, ajo kreu studimet ne gjimnazin “Sami Frashëri” në Përmet më tej nisi studimet për Gjuhë-Letërsi, në Universitetin “Eqerem Çabej “Gjirokastër.
Vitet e para pas shkollës punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtore në shkollen “Meleq Gosnishti” në Përmet.
Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores së Drejtorinë Arsimore Rajonale.
Gjithashtu ishte nënprefekte e Gjirokastrës më pas për tri vite me radhë. Prej vitit 2013 Alma Hoxha drejtoi Zyrën Arsimore të Përmetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.