Interi do ta pret skuadrën e Romës sonte në San Siro, ku do të jetë ndeshje mjaft me rëndësi për të dy skuadrat, shkruan Reporteri.net.
Ndeshja mes zikaltërve dhe kryeqytetasve fillon në orën 18:00.
Simone Inzaghit i mbetet vetëm një mungesë për përballjen e kësaj mbremjeje kundër Romës; Arturo Vidal është i padisponueshëm për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.
Gjërat janë pak më të vështira në kryeqytetin italian pasi Jose Mourinho do të jetë pa Daniel Fuzato, Nicolo Zaniolo dhe Bryan Cristante. Ky i fundit vuan nga probleme fizike, ndërsa dy të parët janë pezulluar.
Interi dhe Roma janë takuar dy herë këtë sezon, një herë në Serie A dhe një herë në Kupën e Italisë. Nerazzurrët i fituan të dyja takimet, përkatësisht 3-0 dhe 2-0.
Formacionet e mundshme për Inter-Roma:
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Sergio Oliveira, Veretout, Zalewski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abrahami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.