×
  • Sport
  • Sport

    Thaçi pas humbjes: Kjo ndeshje nuk determinon mbetjen tonë në elitë, ka ende ndeshje tjera

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 16:19

    Në kuadër të ndeshjeve të Superligës, të raundit të 30-të, skudra e Dritës ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme ndaj Malishevës, shkruan Reporteri.net.

    Vendasit kanë shënuar fitore me përmbysje ndaj Malishevës.

    Fillimisht Malisheva ishte në avantazh me golin e Hysenit, por nuk arritën ta mbajnë rezultatin pasi Drita shënoi tre herë me Ajzerajn, Namanin dhe Tahirin.

    Pas disfatës ka folur edhe trajneri i skuadrës së Malishevës, Arsim Thaçi, i cili tha se ekipi kundërshtar ishte shumë cilësor.

    “Bëmë një paraqitje të mirë, ekipi kundërshtar ishte shumë cilësor, ne ishim në një presion pas golit të shënuar, rezultati erdhi falë gabimeve tona.

    Normalisht që çdo humbje shkakton probleme në vazhdimësi, por kjo ndeshje nuk determinon mbetjen tonë në elitë, ka ende ndeshje tjera”, Thaçi

    Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 3-1 në favor të Dritës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!