Jose Mourinho ka një marrëdhënie të veçantë me Interin pas punës së tij fituese të trefishtë, por trajneri i Romës ka një tabu për të kapërcyer tani, raporton 90 min, përcjell Reporteri.net.
Trajneri portugez nuk pati një rikthim të këndshëm në Stadio Giuseppe Meazza në fillim të këtij sezoni, kur skuadra e tij u mposht nga Interi me rezultat përfundimtar 2-0, në kuadër të Kupës së Italisë.
Në fillim të këtij sezoni, kryeqytetasit u mposhtën 3-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Simone Inzaghit, duke e lënë Mourinhon të frustruar.
Vlen të përmendet Mourinho nuk e ka mposhtur kurrë Interin më parë në karrierën e tij dhe nëse ai nuk arrin t’i mposhtë ata sonte, atëherë Nerazzurri do të ishte skuadra e vetme (përballë më shumë se një herë) me të cilën ai ka një rekord humbje 100%.
Në rast se Roma do të triumfojë sonte ndaj Interit, do të ketë shumë shpresë për kualifikim të tyre në Ligë të Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.