Trajneri i skuadrës së KF Llapit, Tahir Batatina thotë se lojtarët e Llapit të cilët përfitojnë nga 100 euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë nga grupmoshat U-19, por jo nga lojtarët e skuadrës së parë. Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, Batatina thotë se më nuk do ia jap mundësinë Qeqa Krelanit të jetë me të në debate, teksa shtoi se suksesi i skuadrës që ia udhëheq ka bërë që shumë njerëz të përdorin barna të tensionit dhe të kokëdhimbjes.
I pari i skuadrës së Llapit lidhur me shumën prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës thotë se lojtarët e skuadrës nga ky qytet nuk janë të skuadrës së parë, por që sipas tij ata janë me kontrata profesionale.
“Lojtarët që janë ndër 1 mijë euro me pagë janë nga akademia e Llapit të U-19 që i kam në kontrata profesionale”, shprehet Batatina për Gazetën Online, Reporteri.net.
Jo rrallë herë ka patur përplasje ndërmjet trajnerit nga Podujeva dhe gazetares së njohur, Qeqa Krelani, për të cilën trajneri i Llapit thotë se nuk do ia jap mundësinë që të jetë me të prezente në debate, teksa vetën e tij e cilëson si nivel më të lartë, ku shton se shumë persona i ka bërë që të përdorin barna të tensionit dhe kokëdhembjes nga suksesi i tij dhe skuadrës së Llapit.
“Nuk iu dha mundsinë më të jenë prezent me mua në debate, vetëm njerëz të profilive profesionale, sepse kam arritur me punë, me sinqeritet dhe profesionalizëm të jem një nivel më i lartë dhe tash nuk merrem me nivele të ulta të njerëzve që mundohen duke e laku emrin tim të marrin poena në shoqërinë ku jetojmë, por secili e ka mendimin e vet, e di se shumë njerëz i kam bërë me përdorë barna të tensionit dhe të kokë dhimbjes dhe sidomos parecetamolli ka shku shumë dhe prashaku kolis pas sukseseve të mia dhe skuadrës së Llapit. Unë edhe 10 vite radhazi ju garantoj, do ta them fjalën kryesore në futbollin e Kosovës”, thotë Batatina.
E, lidhur me 100 euro nga Qeveria e Kosovës në media është raportuar se përveç lojtarëve të Llapit, ku 3 nga ta do të marrin këtë shumë, edhe nga klubi i Gjilanit do përfitojnë 4 lojtarë, për të cilët pjestarë të këtij klubi i kanë thënë Gazetës Online, Reporteri.net se të gjithë ata lojtarë të cilët do të përfitojnë nga Qeveria e Kosovës janë nga nga skuadra e të rinjëve “junior”, por që janë me kontrata profesionale.
100 euro nga Qeveria i kanë marrur pensionistët, ndërsa punëtorët e sektorit publik këtë shumë nga Qeveria e Kosovës do ta marrin në fund të këtij muaji.
Ndërkaq, është hapur edhe aplikimi për punëtorët e sektorit privat, për t’i marrur të dhënat e tyre, në mënyrë që nga Qeveria të ua transferojnë këto para.
Vlen të theksohet se ende nuk dihet data kur do të hapet aplikimi për studentët, të cilët poashtu janë përfitues të 100 eurove nga pako e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, vendimi për ndarjen e 100 eurove është kritikuar nga opozita, e si tillë u cilësua si ndihmë tejet e vogël për qytetarët e Kosovës, e që sipas tyre nuk do të mund të bëjnë asgjë me monedhën prej 100 euro.
Në kuadër të kësaj ndihme, Qeveria e Kosovës poashtu mori vendim që të ndajë pako shtesë ushqimore për të gjitha familjet në nevojë.