×
  • Lajme
  • Lajme

    29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 8:14

    Sot janë bërë 29 vjet që kur u miratua Deklarata Kushtetuese e pavarësisë së Kosovës që njihet si 2 Korriku.


    Këtë Deklaratë e miratuan delegatët e atëhershëm duke e shpallur Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, njofton Klan Kosova.

    Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

    2 Korriku shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!