×
  • Lajme
  • Rajon

    Një shqiptare viktimë e tërmetit në Bosnjë e Herzegovinë

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 10:14

    Një vajzë 28 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë e Hercegovinën të premtën.

    Gjatë së shtunës mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon.

    Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj.

    Prindërit e saj po ashtu mbetën të lënduar.

    Një tërmet prej 5.7 shkallësh e goditi Bosnjë e Hercegovinën.

    Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë.

    Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!