×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarja braziliane që imitoi Genc Nuzën ditë më parë, merr ofertë të ‘çmendur’

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 9:07

    Ditë më parë, gjyqtarja braziliane Fernanda Kolombo, ishte protagoniste në një ndeshje miqësore, ku veprimi i saj u bë viral në rrjetet sociale.


    Ajo ftoi një futbollist, dhe teksa futi dorën në xhepin e saj kinse për ta ndëshkuar me karton, nxori një letër për të fshirë djersën nga balli, gjë që shkaktoi të qeshura në fushë, por edhe në rrjetet sociale.


    Kolombo me këtë veprim duket se e ka përcjellur gjyqtarin kosovar, Genc Nuza i cili e bëri një veprim të tillë javë më parë.

    Por, 30-vjeçarja ka njoftuar për diçka të pazakontë ditën e sotme.

    Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Instagram, Kolombo shprehet se ka marrë një e-mail që e fton atë të bëhet “eskortë”, dhe të shkojë me klientë, për një shifër të cilën ajo thotë se është shtatë mijë, por nuk e specifikon nëse janë dollarë, euro apo një valutë tjetër.

    Gjyqtarja e cila ka studiuar për Edukim Fizik, postoi një foto të propozimit që i kishte ardhur dhe shkruan:

    “Sapo më ka ardhur ky e-mail që më bën një propozim aspak moral, dhe po më bën të ndihem si plehrë. Dua të bëj vetëm punën që dashuroj. Futbolli dhe gazetaria, kështu që i ftoj të gjithë të respektojnë rrugën që kam zgjedhur për jetën time”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!