Maqedonia e Veriut do zbatojë një mënyrë inovative për të trembur shoferët që ecin me shpejtësi në rrugët e vendit. Policët prej kartoni në rrugë do aplikohen masivisht.
Ata përngjajnë me ata fizikët dhe në duar mbajnë një telefon në pozicionin e shkrepjes së fotove.
“Ka filluar një projekt i ri, ku kemi përgatitur maketë apo model të një polici të rrejshëm i cili është duke matura lëvizjen shpejtësisë së automjeteve me radar me qëllim që të reagojë sadopak te vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës me qëllim që të parandalohen edhe aksident rrugore që ndodhin”,-shprehet Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Ky plan do të vihet në zbatim gjatë muajve të verës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.