Në të gjithë Malin e Zi, disa shkolla fillore janë evakuuar për shkak të alarmeve për bomba, transmeton Reporteri.net.

Kërcënimet erdhën në adresat e postës elektronike të shkollës. Mediat e Podgoricës raportuan se në mesazhet kërcënuese thuhej se të gjithë do të vriteshin dhe se i gjithë qyteti do të “mbushet me gjak”.

“Në mjediset e shkollës janë vendosur shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do të vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbijetojë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhet në mesazhin kërcënues, shkruan mediumi Vijesti.

Reklamë

Sipas raportimeve janë evakuuar shkollat ​​në Tivar, Berane, Nikshiq, Bijelo Polje, Kolashin, Herceg Novi, Cetinje.

Rreth 19 adresa të shkollave fillore në Nikshiq, duke përfshirë shkollat ​​rajonale, morën kërcënime për bomba.

Mediat në Podgoricë raportojnë se të gjitha forcat policore janë angazhuar dhe ndodhen në terren.