Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar shifrat më të fundit për ndihmën ushtarake të dërguar në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme të vendit me Rusinë.
Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank për forcat ukrainase së bashku me 1,360 municione anti-strukturore.
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu 4.5 tonelata eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në shtetin ukrainas.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të Presidentit Putin”, shkruan në deklaratë.
Ndryshe, Gjermania ka paralajmëruar se do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.