×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çartet’ Real Madridi, i ofron Manchesterit një futbollist plus para për Pogban

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 17:17

    Real Madridi ka qenë skuadra më aktive në këtë merkate verore duke shpenzuar shuma të mëdha në transferimin e futbollistëve.


    Pas trasnferimit të Eden Hazard, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrigo Goes, tani Real Madridi ka bërë objektiv kryesor Pogban, shkruan Reporteri.net

    Reali dëshiron të futet në garë me të gjitha forcat për t’i siguruar shërbimet e futbollistit francez i cili është dëshira kryesore e Zinedine Zidane.

    Klubi spanjoll është i gatshëm që në këtë ‘operacion’ ta fusë edhe futbollistin e padëshiruar tashmë në Madrid, uellsianin Gareth Bale.

    Dje është mbajtur një takim ndërmjet Florentino Perez dhe Zinedine Zidane ku tekniku francez ia ka bërë me dije Presidentit se e dëshiron me çdo kusht Pogban.

    Në anën tjetër, Manchester janë të vendosur që mos ta shesin yllin kryesor të skuadrës, por duke parë që tashme futbollisti është i vendosur për tu larguar nga klubi, atëherë një ofertë si Gareth Bale plus para do të mund t’ia ndryshonte mendjen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!