×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryebashkiakët e PD-së: Nuk i njohim zgjedhjet, s’ikim nga zyra

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 16:59

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët do të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit.


    Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar. Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.

    Për të diskutuar axhendën post zgjedhjeve të 30 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim për më shumë se 1orë e 30 minuta me kryebashkiakët e djathtë.

    Mbledhja u zhvillua më dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kan marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë.

    Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës, se me lejimin e zgjedhjeve “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”.

    Burimet i thanë RTV Ora se Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar kryebashkiakët demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete.

    Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta sesa përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë.

    Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë aksioni opozitar, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i qëndron vendimit të tij personal për të mos lejuar zgjedhje.

    Xhelal Mziu: Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.

    Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.

    Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë paradites në në selinë blu, e në mesditë u largua bashkë me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu.

    Të mërkurën, Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashkiakët e djathtë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!