Trajneri serb, Ljubisa Tumbakoviç është prezantuar sot si Përzgjedhës i ri i Kombëtares së Serbisë.
66-vjeçari u largua nga posti i trajnerit të Malit të Zi pasi refuzoi të paraqitej ndaj Kombëtares së Kosovës në ndeshjet për kualifikueset e Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Tumbakoviç sot ka folur për herë të parë para medieve për arsyen e vërtetë të largimit nga Mali i Zi dhe mos paraqitjes ndaj Kombëtares së Kosovës.
“Ende nuk jam i sigurt nëse vendimi që e kam marrë është i drejtë, por në atë moment ishte vendimi i vetëm i logjikshëm. I pranova shumë vështirë të gjitha këto sepse kam kaluar tri vite shumë të mira në Mal të Zi dhe kam pasur marrëdhënie korrekte me të gjithë.
“Takimin e fundit e kërkova unë, ishte i mundimshëm, u thanë shumë fjalë të vështira dhe kështu u largova nga futbolli malazez. Më vjen keq për këtë. Kanë ndikuar disa faktorë të jashtëm që nuk kanë lidhje më futboll. Mbase nuk ishte gjithçka në frymën e futbollit, por ishte realiteti në përputhje me kohën në të cilën jetojmë”, ka thënë Tumbakoviç para gazetarëve serbë.
Ai është pyetur edhe nëse do ta drejtonte Serbinë në një ndeshje eventuale ndaj Kosovës. Tumbakoviç tha se për këtë do të vendoste shteti.
Ndryshe Tumbakoviç ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021 me Kombëtaren e Serbisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.