×
  • Sport
  • Sport

    E trishtë: Pak para se të gjendej trupi i pajetë, kështu luteshin kolegët e Young Boys për Florijana Ismailin

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 17:56

    Është gjetur trupi i pajetë i futbollistës shqiptare Florijana Ismaili e cila ishte zhdukur qysh nga e shtunja.


    Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, shkruan Reporteri.net

    Gjetja, ashtu siç raporton Corriere di Como – u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash.

    Në internet dhe në mediat sociale, ofertat e ndihmës ishin shumëfishuar në orët e fundit, si dhe shprehjet e ngushëllimit ndaj familjes së 24-vjeçares.

    Ekipi nga Superliga e Zvicrës, Young Boys donte t’u jepte atyre, përmes një video të botuar sot në Youtube, një zemër simbolike si një shenjë dashurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!