×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u gjet trupi i pajetë, ekipi i Young Boys udhëton tek familja e Florijanës

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 18:16

    Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili rreth orës 17:00.


    Gjetja, u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash, shkruan Reporteri.net

    Një delegacion i klubit YB është nisur për në Itali, pasi u dha lajmi se është gjetur në liqenin e Comos, trupi i pajetë i futbollistes shqiptare-zvicerane Florijana Ismaili.

    Mediat në Zvicer raportojnë se delegacioni i klubit pjesë e të cilës ishte futbollistja e njohur në Zvicër janë nisur për tek vendi ku u gjet trupi i pajetë i koleges së tyre, për të qëndruar dhe mbështetur familjen e saj, në këto momente të vështira.

    Ekipi nga Superliga e Zvicrës, Young Boys donte t’u jepte atyre, përmes një video të botuar sot në Youtube, një zemër simbolike si një shenjë dashurie./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!