×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq shkon në Greqi në përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm, projekt që sfidon Rusinë

    Reporteri
    03 Maj 2022 | 14:18

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron për vizitë njëditore në Greqi, ku po merr  pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandropoli.

    Brukseli zyrtar thotë se ndërtimi i këtij terminali do të ndihmojë Bashkimin Evropian të zvogëlojë varësinë e tij nga gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur.

    Projekti do të sigurojë burime dhe rrugë të reja për furnizimin me gaz natyror dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera në rajonin e Evropës Juglindore, tha Këshilli Evropian.

    Gjithashtu ky projekt pritet të nxisë bashkëpunim më të ngushtë në rajonin e Ballkanit në fushën e energjisë.

    Presidenti serb, Vuçiq ka thënë se ndërtimi i një terminali të LNG-(Gazit të lëngshëm) është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.

    Vuçiq tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!