×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona, u shisnin teste studentëve të Fakultetit Juridik

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 22:35

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë shitur “teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.


    Policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të testit, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku, shkruan Reporteri.net.

    Dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Njoftimi i plotë:

    Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin “teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

    Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale ‘mashtrim’ .

    Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

    Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:

    G.S. viti i lindjes 1996 m.k.sh dhe

    E.B. viti i lindjes 1992 m.k.sh.

    Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!