Blerim Latifi, këshilltar i kryekuvendarit Kadri Veseli thotë se nuk duhet marrë me shqetësime lajmin që ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell Fontelles është emëruar në krye të politikës së jashtme të BE-së.
Sipas Latifit edhe po të emërohej dikush me qëndrime pro Kosovës, gjërat nuk do të ndryshonin, shkruan Reporteri.net.
“Se di pse po e marrin me shqetësim lajmin që një spanjoll me qëndrime jopozitive për Kosovën është emëruar në krye të politikës së jashtme të BE-së. Edhe po të emërohej dikush me qëndrime pro Kosovës, gjërat nuk do të ndryshonin”.
“Brukseli nuk ka më asnjë kapacitet për të ndihmuar zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi. Sidomos tash që presidenti francez haptas tha se politika e zgjerimit të BE-së është braktisur. Fuqia e Brukselit është bazuar pikërisht mbi këtë politikë. Dikush që nuk ka më në duar as shkopin as karrotën, vështirë se mund të imponojë vullnetin e tij”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.