×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarët e kiosqeve protestojnë para Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 8:33

    Sot prej orës 09:00 pronarët e kiosqeve të Prishtinës do të mbajnë një protestë një orëshe para Komunës së Prishtinës.


    Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

    Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

    Përfaqësues të protestës kanë deklaruar për KosovaPres se në kohën sa do të mbahet protesta, nga ora 09:00 deri në orën 10:00 të gjitha kiosqet do të jenë të mbyllura.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!