×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministrja gjermane para vizitës në Kosovë: Serbia është partneri ynë i rëndësishëm

    Reporteri
    05 Maj 2022 | 15:09

    Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Twitter një video të pritjes së ministres Kristina Lambrecht, e cila po bisedon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

    “Arritja në Pallatin Presidencial. Ministri Lambrecht u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është një partner i rëndësishëm për ne. E ardhmja e këtij vendi është në BE”, thuhet në postimin e kësaj ministrie i cili është shoqëruar me video nga pritja që iu bë nga Vuçiq.

    Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Christine Lambrecht, pas Serbisë do të vijë në Kosovë.

    Ajo do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

    Pas takimit që mbahet sot në orën 16:00, do të ketë konferencë për media.

    E para e mbrojtjes gjermane dje zhvilloi një vizitë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka takuar ministrin e Mbrojtjes së këtij vendi, Sifer Poxhiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!