×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Plani i Serbisë dështoi

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 8:36

    Kryetari i komunës së Mitrovicës ka folur pas lajmërimit të mbrëmshëm se dyqanet në veri do të hapen.


    “Falënderoj Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri”, ka thënë Bahtiri në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

    Tutje Bahtiri ka thënë se e gjithë kriza humanitare nuk ishte asgjë më shumë se sa një inskenim i Serbisë dhe se një e tillë nuk ishte reale.

    “Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia”, ka shtuar Bahtiri.

    Tutje Bahtiri ka apeluar tek qytetarët e veriut që të mos bien grackë e njerëzve detruktivë.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/936649820012864:0

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!