Javën e kaluar ka ndërruar jetë albanologu Skender Gashi, i cili ishte babai i ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime tek familja e ministrit Gashi.
Haradinaj ka çmuar lartë rolin e Skender Gashit si albanologol dhe rilindas, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi.
Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.
I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net