Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Luginë ka ngritur padi ndaj Ministrit serb të Mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin për shkak të qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Gjatë ditës së sotme, Vulin ka provokuar sërish, duke përdorur edhe një herë termin “siptari”, transmeton Reporteri.net.
“Nuk mund të flas në pezhorativ, ju quheni “siptari”, dhe unë me respektin më të madh ju thërras “siptari”, është shprehur Vulin.
Vulin ndër të tjera tha se ky emër ishte përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe këtë emër e mban edhe partia e Ragmi Mustafës, “Partia e Demokratëve të Shqiptarëve”
“Unë vërtetë nuk e di se si ai do të dëshironte t’i quaj, arnaut, arbanas? Ashtu ju kanë quajtur turqit deri në Luftën e Dytë Botërore. Pas saj, kanë filluar t’ju quajnë shiptari. Derisa të quheni të tillë, unë do t’ju quaj ashtu. Kush ofendohet? Ndoshta nga shqiptimi im”, theksoi ai. /Reporteri.net