Futbollistit Otto John të Prishtinës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kjo u konfirmuar nga avokati i tij, Egzonis Hajdari për Gazetën Express.
“Po, sot është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Depertamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, u shpreh Hajdari.
Tutje, ai tha se do të dorëzojnë ankesë rreth këtij vendimi, që sipas tyre është i pabazuar.
Ne si mbrojtës konsiderojmë se kjo masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojmë ankesën kundër Aktvendimit brenda afatit ligjor prej 24h”, theksoi ai.
Nigeriani John është arrestuar me dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.