×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sadri Ramabajës në rastin “Syri i Popullit

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 11:34

    Seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur “Syri i popullit”, ku i dyshuari i këtij rasti, Sadri Ramabaja, do t’u përgjigjet pyetjeve të Avokatit, Prokurorit dhe Gjyqtarit, i paraparë për orën 11:00 është shtyrë për orën 13:00.


    Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që kjo seancë është paraparë të jetë edhe vendimtarja për Ramabajën, i cili po mbahet në paraburgim për gati 2 vjet.

    Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!