×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet Memorandumi: Qeveria e presidenca do të barten në Hajvali

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 11:58

    Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin e ndërtimit të “Prishtinës së Re”. Projekti infrastrukturor sipas Haradinajt është më i madhi i ndodhur ndonjëherë.


    “Ne kemi vazhduar me bashkëpunuar me kryetarin Ahmeti në disa tema të mëdha në infrastrukturë, kërkesa direkte, Pallati i Rinisë, Qarkorja dhe disa projekte të tjera. Tani jemi duke shënuar ngjarjen me të madhe në infrastrukturë. 20 vjet më parë ndoshta ju kujtohen idetë për bartjen e institucioneve në Hajvali. Ka pas ide të ndryshme, por pas 20 vjetëve projekti për Prishtinën e Re ka marr jetë”, ka thënë Haradinaj.

    Qeveria këtë vit, zonën ku do të zhvillohet Prishtina e Re e ka shpallur zonë të veçantë ndërsa sot është nënshkruar edhe memorandumi i parë me Komunën e Prishtinës që projekti të nis të jetësohet. Në Prishtinën e Re pritete të barten edhe institucionet e Republiës, Presidenca e Qeveria.

    “Jemi palë në zbatimin e projektit më të madh infrastrukturor me interes për të gjithë. Unë kam besim të plotë me kapacitetet e komunës dhe njëkohësisht i kam shprehur kryetarit që të gjithë jemi në përkrahje të këtij projekti. Kam dëshirë që historia të na mbajë mend për Prishtine e Re, një ëndërr e të gjithë banorëve të Prishtinës”, ka deklaruar ndër të tjera kreu i ekzekutivit.

    Ai ka thënë se ora ka filluar me trokit për këtë projekt dhe ora tani i ëhstë dorëzuar Komunës së Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!