×
  • Lajme
  • Lajme

    Sadri Ramabaja del para gjykatës, ka disa fjalë të ashpra

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 14:11

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca shqyrtuese për rastin “Syri i Popullit”.


    I akuzuari për përgatitje të atentateve ndaj krerëve të institucioneve më të larta të shtetit, Sadri Ramabaja do të merret në pyetje nga Gjyqtarja e rastit, Naime Krasniqi, avokati i të dëmtuarit Ramiz Krasniqi dhe nga Prokurori Special Sylë Hoxha.

    Ky i fundit u vonua në seancën e caktuar në orën 13 prandaj e njëjta ka nisur 40 minuta me vonesë.

    Në seancë kanë ardhur edhe të akuzuarit e tjerë, por gjyqtarja me të nisur seanca ka kërkuar që ata ta lirojnë sallën dhe këtu të qëndrojnë vetëm avokatët e tyre. Në sallë do të qëndrojë vetëm Ramabaja, marrjen në pyetje të së cilit po lejohen e përcjellin edhe mediat.

    Sadri Ramabaja sapo doli para trupit gjykues hodhi menjëherë poshtë akuzat që rëndojnë mbi të, njofton Klan Kosova.

    “Unë e trajtoj këtë proces si tërësisht të montuar mbi mua dhe si hakmarrje politike”.

    “Edhe prokurori edhe ata që janë mbrapa tij e dinë që unë e kam bërë një jetë ilegale në vitet e 80-ta prandaj që nga marsi deri në tetor kam mundur të largohem me dhjetëra herë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!