×
  • Sport
  • Sport

    Koha kur Xhevdet Peci e kishte rrahur gjyqtarin serb dhe pastaj ishte përjashtuar përjetësisht nga boksi

    Reporteri
    09 Maj 2022 | 21:05

    Ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci, ka vdekur këtë të hënë.

    Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës.

    Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.

    Pecit në vitin 1986 i ishte ndaluar përjetësisht boksi, pasi ai kishte rrahur një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës.

    Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë meç.

    Këtë ngjarje mund ta shikoni nga minuta e 2:22 në video e mëposhtme./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!