×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i çon “selam” Finlandës për vizat

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 14:37

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall.


    Haradinaj ka thënë se përmes ambasadores filandeze, ka përcjellë zyrtarisht tek  Kryeministri i këtij vendi, kërkesën që  gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që t’i hapet rrugët liberalizimit të vizave për kosovarët.

    “Ritheksova se rreshtimi i Finlandës me të drejtën tonë, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe europiane”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

    “Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!