Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha ka reaguar ndaj një deklaratë të fundit të Presidentit serb Aleksandër Vuciq, në lidhje me Kosovën dhe serbët e veriut të vendit.
Berisha thotë se Vuciq duhet ta bindet se Veriu do të mbetet pjesë e Kosovës dhe se serbët e asaj zone janë qytetarë të Kosovës.
Zëvendësministri i Jashtëm, në reagimin e tij në facebook, thotë se President i Serbisë po vazhdon të sillet sikurse kur ishte Ministër i Informacionit, në vitet e ’90, kur edhe kishte ndodhur lufta e fundit në Kosovë.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Deklarata e presidentit serb Vucic, se: “objektivi kryesor i Prishtinës, është ta marrë veriun e Kosovës, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova” është kontradiktore dhe joracionale.
E para, veriu është ne Kosove, aty do te mbetet dhe se dyti qytetaret e veriut janë qytetare te Kosovës. Vucic duhet te hjek dore prej modelit te viteve ‘90ta, te rolit kujdestar te kinse përkujdesjes për qytetaret e shteteve te tjera.
Ne këtë shekull, këto koncepte dhe metoda primitive janë tejkaluar, prandaj shteti i Kosovës i trajton me respekt te gjithë qytetaret e vet pavarësisht etnisë, fesë, bindjes apo dallimeve tjera.
Vucic, si duket po harron se është president i Serbisë e po sillet sikurse ministër i Informacionit te para 20 vjetëve. /Reporteri.net/.