×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli po mendon për kontratën e re të Manes

    Reporteri
    10 Maj 2022 | 16:29

    Liverpooli është duke u munduar t’i “blindojë” lojtarët e rëndësishëm të tij.

    Mohamed Salah nuk po pranon ta vazhdojë kontratën pasi është duke kërkuar shumë dhe gjithçka ka mbetur pezull.

    E në ndërkohë, “Reds” ia kanë mësyrë sulmuesit tjetër të tyre, Sadio Mane.

    Portali “Goal.com” raporton se finalisti i Ligës së Kampionëve po planifikon që në fund të këtij sezoni t’i rinisë bisedimet me futbollistin afrikan, për të diskutuar rreth kontratës së re, përcjell “Gazeta Express”.

    Mane gjatë verës do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Të Kuqtë.

    Por, negociatat rreth kontratës së re duket se janë shumë larg për ta pasur një mbyllje të suksesshme pasi kërkesa dhe oferta dallojnë shumë njëra me tjetrën.

    Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin senegalez kanë shprehur Bayern Munichu dhe Barcelona.

    Madje, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se Mane dëshiron të transferohet në klubin spanjoll pasi sheh më shumë mundësi për ta fituar Topin e Artë në “Camp Nou”.

    Mane ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Premierligë gjatë viteve të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!