Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, i ka dërguar letër Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, përmes së cilës e ka uruar shpalljen e FC Ballkanit si Kampion të Superligës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ka qenë vetë klubi që ka publikuar letrën në faqen zyrtare në Facebook.
“I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë FIFA-së, uron Kampionin e Supërligës së Kosovës në futboll, klubin tonë BALLKANIN.
Presidenti i klubit bashkë me stafin dhe gjithë lojtarët falenderon përzemësisht Gianni Infantinon për urimin dhe premton se do të jetë gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë për të mirën e zhvillimit të futbollit si në Kosovë ashtu edhe në Evropë”, thuhet në faqen e ekipit.
Në letrën e Presidentit të FIFA’s thuhet se “ky titull s’do të mund të arrihej pa gjithë mundin, pasionin dhe dedikimin e të gjithë ekipit, dhe secili në klub mund të ndihet krenar. Ju lutem përcjellni përgëzimet e mia te secili që është përfshirë në këtë arritje të madhe”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.