×
  • Lajme
  • Botë

    Pas shirave të rrëmbyeshëm evakuohen mbi një milion japonezë

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 20:55

    Më shumë se 1,1 milion njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në ishullin jugor japonez të Kyushu të mërkurën, pas shirave të rrëmbyeshëm që vazhdojnë në rajon.


    Autoritetet lokale lëshuan një urdhër evakuimi për më shumë se 1,1 milionë banorë në prefekturat Miyazaki dhe Kagoshima.

    “Ka qenë një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha në një konferencë shtypi guvernatori i Kagoshimas, Satoshi Mitazono.

    ”Shërbimet lokale të trenave janë pezulluar dhe vonuar për shkak të motit të keq”, thanë autoritetet.

    Më shumë se 80 milimetra shi në orë ranë në disa zona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!